Operacionet e policisë për fushatën kundër kanabizit të vendit, kanë shpallur në kërkim dy persona në Kukës dhe kanë arrestuar 2 të tjerë  në Mallakastër, për tentative kultivim lënde narkotike.

Policia njofton se gjatë kontrollit në zonën e fshatit Papaj, Tropojë, në një zonë të pyllëzuar u evidentuan fidanë të dyshuar kanabis sativa, në tentativë për t’i kultivuar.

Në lidhje me këtë rast  u ushtrua kontroll në banesën e E.D., dhe S.D., si autor të dyshuar, ku gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre u gjetën fidanë në gota plastike në tentativë për t’i kultivuar. Këta dy persona u shpallën në kërkim, ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë kryetari i fshatit Papaj, shtetasi B.H., dhe Inspektori i Pyjeve F.M., për veprat penale “Moskallzimi i krimit” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Sakaq, në Kontrolle gjatë kontrollit të ushtruar me dronë në zonën e Çorrushit, Mallakastër, janë vënë në pranga P. I, 44 vjeç dhe M. I, 27 vjeç, pasi në afërsi të tokës së tyre, u evidentuan 95 bimë narkotike canabis sativa.

“Kontrolli i territorit do të vijojë pa ndërprerë, duke kontrolluar çdo cep të territorit, edhe në zonat më të largëta, falë përdorimit të flotës së dronëve dhe helikopterëve”, thuhet në komunikatën e policisë. /tvklan.al