Korçë/ Humbet jetën në aksident çifti i bashkëshortëve

Foto nga vendngjarja
Posta

Korçë/ Humbet jetën në aksident çifti i bashkëshortëve

18:08 04/12/2018

Një çift bashkëshortësh janë aksidentuar për vdekje mbrëmjen e kësaj të marte. Aksidenti ka ndodhur në aksin Korçë- Maliq, në fshatin Pocestë.

Sipas njoftimit të policisë shtetasi S.N, 63 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar 2 shtetasit, S.Sh, 70 vjeç dhe shtetasja V.Sh, 63 vjeçe, banues në fshatin Voskop, Korçë.

Ata ishin duke ecur në rrugë, në momentin kur ndodhi ngjarja. Edhe pse janë transportuar në Spitalin e Korçës, nuk mundën dot të jetonin, si pasojë e plagëve të marra.

Drejtuesi i mjetit, ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/tvklan.al


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT