Korea e Veriut është zotuar se do të hakmerret dhe “ta bëjë SHBA-në të paguajë një çmim” për sanksionet e reja që u miratuan nga OKB ndaj vendit komunist për shkak të testeve raketore.

 “Sanksionet që u miratuan nga Kombet e Bashkuara ishin një shkelje e dhunshme e sovranitetit tonë”, tha agjencia zyrtare e lajmeve koreano-veriore KCNA.

 Agjencia e lajmeve deklaroi se Korea e Veriut nuk do të diskutojë në tryezën e negociatave për sistemet raketore, pavarësisht kërcënimeve nga SHBA.

 Kjo agjenci kërcënoi duke thënë se “SHBA do të paguajë çmimin për krimet e saj…mijëra herë”, duke ju referuar rolit të SHBA në sanksionet e reja që OKB miratoi unanimisht të shtunën. Këto sanksione synojnë të reduktojnë të ardhurat e eksportit të Koresë së Veriut me 1/3.

/tvklan.al