Në disa vende të botës, futbolli luhet me dyer të hapura. Pavarësisht kufizimeve në numër, tifozët shpikin koreografi të tilla që për të tërhequr vëmendjen dhe për të prodhuar një nga skenat më të shëmtuara të dekadës së fundit.

Ishte sfida mes Lek Poznan dhe Legia Varshavës, në Poloni. Tifozët e Poznan shpalosën para fillimit të ndeshjes imazhin e Pablo Escobar me mbishkrimin në spanjisht “pelota o plomo”, top ose plumb.

Për të nxitur futbollistët e skuadrës së tyre ata përshtatën shprehjen e narkotrafikantit kolumbian “plata o plomo”, para ose plumba. Lech fitoi ndeshjen 2-1. Klubi është distancuar nga kjo shfaqe e tifozëve ultras.

Tv Klan