Koronavirusi mbyll për 2 javë Gjykatën e Tiranës

Koronavirusi mbyll për 2 javë Gjykatën e Tiranës

17:25 11/11/2020

Në karantinë edhe gjykatat e Vlorës, Krujës dhe Durrësit

Gjykata Penale e Tiranës do të pezullojë të gjitha proceset gjyqësore për të paktën dy javë, pasi disa gjyqtarë por edhe stafi i këtij institucioni janë prekur nga koronavirusi”.

Në gjykatën penale të Tiranës nga data 13 nëntor deri në datën 27 nëntor do të zhvillohen vetëm ato procese që cilësohen të ngutshme, përfshi edhe masat e sigurisë. Edhe pse gjykata civile iu rikthye punës pas një pezullimi 5 ditor, pas këtij vendimi do të qëndrojë e mbyllur të paktën deri në 27 nëntor. 

Në të gjithë vendin kanë pezulluar aktivitetin edhe 4 gjykata të tjera, ajo e Shkallës së Parë në Vlorë dhe e Apelit, Gjykata e Durrësit por edhe ajo e Krujës pasi një pjesë e stafit është infektuar nga koronavirusi”.

Mësohet se në të gjithë gjykatat e vendit janë prekur nga COVID-19 më shumë se 50 punonjës përfshi këtu edhe gjyqtarë. Sipas Këshillit të Lartë Gjyqësor, janë marrë masat nga të gjitha gjykatat, që proceset të zhvillohen edhe në kushtet e vështira të pandemisë. KLGJ thotë se, në Prill të këtij viti ka miratuar përdorimin e programit kompjuterik për zhvillimin e proceseve gjyqësore në distancë përmes video-konferencave.

Tv Klan





Të ngjashme