Personi që shihni në foto është Roan Brahimi, 32-vjeçari që mbeti i vrarë mbrëmjen e se enjtes në një atentat në Athinë të Greqisë.

Ai u qëllua teksa ishte në makinë, në sy të bashkëshortes, nga dy persona të maskuar të cilët lëviznin me motorçikletë. Bashkeshortja e tij Katerina Beqo 37 vjeçe u plagos lehtë. Dëshmitarët thanë se dëgjuan dy të shtëna armësh.

Çifti po priste të merrnin djalin e tyre të mitur i cili po luante në një park ngjitur vendit të ngjarjes.

Viktima Roan Brahimi nuk është një emër i panjohur për autoritetet shqiptare.

32-vjeçari, i cili njihej edhe me emrin Sidorel Prendi ka qenë një personazh i lakuar në disa ngjarje të rënda kriminale në qarkun e Lezhës por jo vetëm.

3 vite më parë ai u shpall në kërkim nga policia pasi dyshohej se së bashku me 2 persona të tjerë, mes të cilëve Ramazan Rrajën dhe Alesio Dobrozin mësynë të armatosur në ambientet e një lokali në Lezhë.

Tv Klan