Tregtarët akuzojnë pikat e shumicës

Nevoja për të konsumuar perimet dhe frutat nga ana e qytetarëve prej koronavirusit, kryesisht portokallet dhe limonat, me përmbajtje të Vitaminës C, është përkthyer edhe në rritje të çmimeve të tyre në disa tregje në vend. 

Diçka e tillë ka ndodhur edhe në Lushnje, një nga furnizueset kryesore. 

Tregtarët pohojnë se ngritja e çmimeve erdhi nga pikat e shumicës dhe kanë qenë të detyruar të bëjnë të njëjtën gjë. 

“Produktet e shumicës janë te qepa hudhra limoni edhe molla është rritur, nga puna e virusit, ca bëjnë ata ngrenë çmimin. Ta marësh me 850 sa do e shesësh. Këto janë produktet që janë rritur sidomos qepa. Nga dje sot 700 Lekë është rritur limoni. Unë e mora me 2700, 3000 ja ke vënë çmimin, do ja mar unë 300 Lekshin se prandaj po rri këtu”.

Për qytetarët, rritja e çmimeve në një moment të tillë është abuzim.

Edhe në kryeqytet vihet re rritja e çmimeve të cilat sot nga 90 deri 100 Lekë që tregtoheshin pak ditë më parë, sot janë shtrenjtuar në mbi 120 Lekë.

Një javë më parë prodhuesit ankoheshin se prodhimet e tyre po shiteshin nën kosto, ndërsa pas shtetrrethimit nga koronavirusi çmimet po rriten çdo ditë.

Tv Klan