Aktiviteti do të zhvillohet në muajin Qershor në Moskë

Kampionati Europian i Peshëngritjes shtyhet për shkak të rrezikut të koronavirusit. Komiteti Ekzekutiv i organizmit kontinental në këtë sport mori vendimin kur duhej më pak se 1 muaj për shkak të përhapjes së shpejtë të këtij virusi.

Aktiviteti që vlente si kualifikues për Lojërat Olimpike Tokio 2020 u zhvendos për në Qershor, duke e ndryshuar me 2 muaj startin. Në garën që është programuar në Moskë do të grumbulloheshin me qindra sportistë nga e gjithë Europa.

Shqipëria kishte planifikuar të përfaqësohej me një ekip të përbërë nga meshkuj dhe rikthimin e femrave pas një shkëputje për shkak të problemeve me dopingun, madje përgatitjet kishin nisur. Garat tani do të mbahen nga 13 deri më 21 Qershor.

Tv Klan