Debate për masat e reja shtrënguese nga pandemia

Kosova është në bisedime me Bankën Botërore për sigurimin e vaksinës anti-Covid. Ministrja e Financave Hykmete Bajrami ka thënë se vendi ynë do të jetë ndër të parët që do të furnizohet me vaksina sapo ajo të dal në treg.

Ajo gjithashtu ka bërë të ditur se që nga fillimi i pandemisë e deri më tash nga janë ekzekutuar 245 milionë Euro nga fondi prej 365 milionë për t’u dal në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve.

Në kohën kur shtim të madh rasteve të prekur me Covid-19 janë paralajmëruar që mund të merren masa shtesë, por që ende janë duke u shqyrtuar opsionet. Mbyllja thonë se do të jetë e fundit, ndonëse nuk përjashtohet as kjo mundësi.

Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiçi paralajmëron kolaps ekonomik në rast se mbyllet Kosova sërish. Aktualisht në Kosovë janë mbi 3 mijë raste aktive me Covid-19, ndërsa ditëve të fundit është shtuar dukshëm numri i të prekurve në baza ditore.

Tv Klan