Po zhvillohet një takim trepalësh mes delegacionit të Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve, me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian Mirosllav Lajçak, për çështjen e dinarit serb.

Ndryshe nga takimi i javës së kaluar, kur Lajçak së pari mbajti takime të veçanta me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviç, këtë herë ai i takoi ata në një takim trepalësh.

Ky është vazhdim i takimit të javës së kaluar, kur të dyja palët u pajtuan për të propozuar një zgjidhje për çështjen e dinarit.

Përdorimi i dinarit në Kosovë u ndalua më 1 Shkurt, kur hyri në fuqi Rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës.

Klan News