FestimeKosova feston sot 6 vjetorin e pavarsise. Aktivitetet festive nisin prej orës 9 të mëngjesit me homazhe në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë e disa qytete të vendit.

Homazheu  bëne edhe tek varri i Ibrahim Rugovës dhe Adem Jasharit.

Në orën 11 Kuvendi i Kosovës zhvillon një seancë solemnte. Gjatë gjithë ditës, në Prishtinë organizohen koncerte festive. Festa përmbyllet në mbrëmje me fishekzjarre në sheshin qëndror të Prishtinës, ku bie në sy dekori me flamuj kombëtar.

Krerët e shtetit të Kosovës kanë marrë urime për këtë ditë, nga shumë udhëheqës shtetesh mes të cilëve edhe Presidenti Amerikan Barak Obama.

Urimin për 6-vjetorin e pavarësisë së Kosovës e ka përcjellë edhe Presidenti i Republikës, Bujar Nishani. Përmes një mesazhi drejtuar Presidentes së Kosovës Ahtifete Jahjaga, Nishani thotë se Shqipëria i gëzohet të gjitha arritjeve të Kosovës në këto vite, duke garantuar mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë në përballjen e sfidave të mëtejshme.