Në Podujevë nis një ofensive e re nga ushtria Serbe. Forcat ushtarake serbe kanë vrarë nëntë veta në Kosovë. UÇK-ja ka lëshuar një deklaratë se nuk e njeh armëpushimin e Tetorit. Gjendja është e acaruar edhe mes vëzhguesve të OSBE-së dhe forcave serbe. Sipas shefit të OSBE-së William Walker forcat serbe i kanë ndaluar të hyjnë vëzhguesit e saj në Kosovë duke i kërcënuar. Qeveria shqiptare ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të NATO-s për të qetësuar konfliktin në Kosovë./tvklan.al

Gazetare : Mirela Milori