Rrëmbimi i Kozak Braçit nga njerëzit e Fabio Dushkut  ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Kozak i cili njihet ndryshe dhe si “mbreti i Instagramit”, pas u lirua ka treguar përmes një video-live si ndodhi rrëmbimi. Ai ka rrëfyer se kanë qenë rreth 20 persona të cilët kanë ndaluar taksinë ku kishte hipur, më pas i kanë nxjerrë armën dhe e kanë futur me forcë në makinë. Sipas tij e kanë goditur me grushta dhe e kanë kërcënuar më armë e thikë.

Kozak njihet si një nga miqtë e Stresit, por gjatë deklaratës live në Instagram mbrëmjen e djeshme, kur u pyet nga ndjekësit se a i kishte ardhur në ndihmë Stresi, Kozak tha se ai nuk ka marrë asnjë telefonatë nga askush dhe as nga Stresi.

Ditën e sotme Stresi ka deklaruar se ai ka qenë ndërmjetësi për lirimin e Kozak, ku i kanë kërkuar djemve që ta lëshojnë. Në një reagim për këtë ngjarje Stresi është shprehur se i njeh të dyja palët duke e konsideruar Fabio Dushkun vëlla.

“Tani, i njohim të dyja palët, Fabion e kam vëlla, e di gjithë Shqipëria. Nuk e hedh poshtë e një mijë vjet. Edhe Kozin e njohim, më ka ardhur shumë keq për të, realisht tani që po flasim, po tani ca me bo. S’kemi ç’bëjmë. Vëllai e mban mend kur të thosha unë që është shumë keq me t’u shajt në publik familja. Neve na ka ndodh krejt artistëve realisht.

Është gjëja më e rëndë që mund t’i ndodh dikujt. Mirëpo, këta zgjodhën rrugën më të lehtë, ka rrugë edhe më të rënda kur të preket familja. Unë jam munduar t’i shuaj me çdo kusht këtë punë, edhe para 10 ditësh në Sarandë, por është diçka e kot”, është shprehur Stresi.

Por Kozak ka dalë sërish live ditën e sotme, ku shprehte se vëllai i Fabios dhe shokët e tij ditën e djeshme e kanë sharë Stresin. Ai nxjerr zbuluar reperin me deklaratën që ka bërë.

Kozaku tregon se kur e kanë zbritur nga makina e kanë pyetur se kush e ka futur atë që të shajë dhe i përmendën Stresin, por ai nuk ka preferuar t’i përgjigjej duke i thënë se nuk do të bëhet spiun.

 “Ata kanë sharë dhe Stresin, kanë menduar se më ka futur Stresi për t’i sharë. Stresi nuk ka lidhje fare me këtë muhabet. Tërë Shqipëria ta marrë vesh, ata këtë gjë kanë bërë dhe mua nuk më ka shpëtuar asnjë. Vetë vetja ime më ka shpëtuar, njerëzit e mi që kam mund të më kenë shpëtuar mua, askush tjetër. Mos dalë asnjë që të marrë lëvdata, jo o vëlla s’më ke shpëtuar ti, ty të kanë sharë ata. E them këtu publikisht që të kanë sharë. Nuk ju gënjen Kozaku pasha familjen”, ka qenë rrëfimi i Kozakut. /tvklan.al