Përkujtohet 580-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës ku princat shqiptarë u mblodhën në këtë qytet më 2 Mars 1444 me Skënderbeun si kryeprincin përfaqësues të shqiptarëve dhe vendosën të punojnë e luftojnë për atdheun. 

Në nder të kësaj dite u organizuan aktivitete të shumta siç ishte edhe parada e princave në bulevardin “Gjergj Fishta” të Lezhës.

Kjo datë historike bëri bashkë politikane nga të gjitha trevat shqipfolëse, historiane, përfaqësues të institucioneve lokale dhe qytetare të shumtë.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj tha se 580 vite më parë princat shqiptare lidhën besën dhe se 2 Marsi është tashmë festë kombëtare.

Kryetari i Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu theksoi se 580-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës, është një festë që përfshin të gjithë shqiptarët.

Qytetarë të shumtë të pranishëm në këtë aktivitet historik thanë se 2 Marsi është një datë përbashkuese për të gjitha trevat.

Aktiviteti vijoi më pas në Pallatin e Kulturës në Lezhë ku të pranishmit mbajtën kumtesa me rastin kësaj ditë.

Klan News