Kreshnik Cani tregon rrugën ku qëndronte Sonila: Ajo ishte më e fortë se mua, ja pse donin ta hiqnin




Kreshnik Cani tregon rrugën ku qëndronte Sonila: Ajo ishte më e fortë se mua, ja pse donin ta hiqnin

12:32 25/05/2021

Emisioni Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus ka transmetuar pjesën e 5 të historisë së vdekjes së Sonila Canit 22 vjeç në Torino të Italisë më 21 Mars 2021.

Në emisionet e mëparshme, bashkëshorti i Sonilës, Kreshnik Cani tregoi se ata “kërkonin lekun e thjeshtë” duke nënkuptuar se ata dilnin në rrugë.

Së fundmi, Kreshniku i ka treguar gazetarit Spartak Koka rrugën në Torino ku qëndronte bashkëshortja e tij e ndjerë Sonila Cani. Përveç shfrytëzimit të prostitucionit, ai thotë se shisnin edhe lëndë narkotike.

Kreshnik Cani: Mua nuk më vjen mirë që ta quajmë prostitucion këtë gjë, jo se s’më vjen mirë për gjërat e tjera se çfarë ka për të dalë ka për të dalë nuk kam për të fshehur gjëra. Prostitucion dhe gjëra të tjera….

Spartak Koka: Prostitucion i lidhur me drogën?

Kreshnik Cani: Unë asaj s’i jam ndarë tërë kohën faktikisht, të tërë dinin se jam ndarë edhe vija blija. E merrja në vend tjetër dhe prapë te këta dukesha si përdorues.

Në rrugën që përshkon me gazetarin Spartak Koka, Kreshnik Cani rrëfen se zonat janë të ndara dhe kontrollohen nga grupe të ndryshme kriminale. Ai thotë se Sonila, bashkëshortja e tij e ndjerë, ishte fuqizuar së tepërmi në atë territor.

Kreshnik Cani: Pas 3 ditësh kur kam ardhur unë këtu, kam gjetur aty 3 femra. Ja pse kishin frikën e Sonilës, pse donin ta hiqnin. Sonila ishte më e fortë se mua. Policia edhe mua më kanë parë këtu ata. Njëherë që më ndodhi një bezdisje aty mua, mora koburen në dorë… aty më tutje është posta e karabinierëve. Ajo ishtë më e forta, ata ja kishin frikën asaj jo mua. I shikon karriget te lulishtja? Ato janë vende pune.

Spartak Koka: Çfarë do të thotë janë vende pune?

Kreshnik Cani: Vende pune janë territore. Tek ajo zonë aty duhet kush klient vete, e di kë gjen te ajo karrigia atje.

Spartak Koka: E di kë gocë gjen?

Kreshnik Cani: Ka dhe burra.

Spartak Koka: Edhe burra?

Kreshnik Cani: Po shitet dhe drogë. Këtu merrej klienti, bëhej një xhiro me makinë edhe sillej prapë aty. Ose mbaroje punë aty direkt. Që mos binte në sy, edhe tjetri merrte çfarë do merrte sikur vinte për femër, jo sikur vinte për…  /tvklan.al





Të ngjashme