Kreu i Kuvendit të Kosovës vizitë në Shqipëri, takohet me Ruçin, Metën e Bashën




Kreu i Kuvendit të Kosovës vizitë në Shqipëri, takohet me Ruçin, Metën e Bashën

13:16 07/06/2021

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Shqipëri. Së pari Konjufca u takuar me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi. Sipas një njoftimi nga Kuvendi i Shqipërisë, Glauk Konjufca, ka thënë se bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Kosovës duhet të fuqizohet e zgjerohet akoma më shumë në linjën e bashkëpunimit midis dy shteteve të një kombi.

Ndihma e Shqipërisë për Kosovën është e rëndësishme në kushtet aktuale, sidomos për përballimin e dy sfidave të mëdha me të cilat po përballet Kosova: dialogu i vështirë me Serbinë, i cili duhet të çojë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila do t’i japë fund konfliktit të gjatë, ende të pambyllur; dhe përballimi i akuzave të padrejta ndaj ish drejtuesve të lartë të Kosovës, krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës“, mësohet të ketë thënë Konjufca.

Më tej kreu i Kuvendit të Kosovës është takuar me Presidentin Ilir Meta, me të cilin ka folur për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona në të gjitha fushat, ecurinë e proceseve integruese drejt Bashkimit Europian, si dhe rreth zhvillimeve në rajon.

Në fund Konjufca është takuar dhe me kreun e opozitës, Lulzim Basha, me të cilit ka folur për bashkëpunimin mes dy vendeve. Siç tha dhe zyrtari i lartë i Kosovës, është në të mirën e të dy vendeve që të ketë një bashkëpunim sa më të mirë./tvklan.al





Të ngjashme