PD zyrtarizon koalicionin opozitar – TV KLAN

PD zyrtarizon koalicionin opozitar

Basha: Nuk lejojmë zgjedhje farsë

Partia Demokratike ka zyrtarizuar koalicionin opozitar duke firmosur marrëveshje bashkëpunimi me 8 prej partive që i janë bashkuar kauzës për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme dhe reformim të thellë të sistemit zgjedhor.

Në dokumentin disa pikësh që mori firmat e kryerepublikanit Mediu, atë të përfaqësuesve të LZHK-së, PDK, PAA, LSI-së, PBDNJ, PDIU-së e PLL-së, partitë e opozitës pranojnë të regjistrohen në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për një proces të lirë e të ndershëm.

Rruga e vetme thuhet në marrëveshje për të garantuar një garë elektorale të ndershme është formimi i një qeverie tranzitore, që do të kthejë legjitimitetin politik nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Pas marrëveshjes së firmosur me aleatët, Lulzim Basha ripërsëriti qëndrimin se koalicioni opozitar nuk do të lejojë të ketë zgjedhje farsë pa u ndëshkuar më parë krimi elektoral.

“Hap i panegociueshëm mbetet zgjidhja politike, largimi i shkaktarit të kësaj gjendje, largimi i atij që shkatërroi policinë, arsimin, solli drejtësinë false, po shkatërron shtetin e shqiptarëve, largimi i Ramës dhe një qeveri tranzitore.  Nuk do të ketë zgjedhje farse pa u ndëshkuar krimi elektoral. Dhe u pa vënë para përgjegjësisë Rama dhe bashkëpunëtorët e tij Dako, Gjiknuri.”

Por teksa Lulzim Basha dhe aleatët e tij paralajmërojnë bojkot të zgjedhjeve, futjen në garën për vendoret e 30 Qershorit të Partisë “Bindja Demokratike”, kreu i demokratëve e sheh si pjesë së një procesi fasadë.

“Gjeneza e së keqes ku ndodhemi janë zgjedhjet false të diktura nga krimi. Nuk do të ketë më parlament fals, qeveri false, drejtësi false dhe natyrisht as opozitë false.”

Koalicioni opozitar angazhohet në pamundësimin e mbajtjes së zgjedhjeve fasadë të diktuara nga pakti i Edi Ramës me krimin e organizuar dhe paratë e pista, e që ky proces të realizohet përmes përshkallëzimit të aksionit opozitar në të gjithë vendin.

Tv Klan

Kategori
Lajmet KryesorePolitikaTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*