AlenacaTryeza e krerëve të partive opozitare zyrtarizoi krijimin e Aleancës Kombëtare Kundër Drogës, e cila do të drejtojë protestat kundër qeverisë Rama.Vendimi u bë publik nga kreu i demokratëve Lulzim Basha, i cili pas takimit me aleatët foli për një situatë të rënduar të narkotrafikut, teksa ju referua edhe aksionit më të fundit të policisë italiane, e cila sekuestroi në Firence një sasi të madhe kanabis sativa nga Shqipëria.

Basha tha se aksioni opozitar i kalon kufijtë e axhendës politike, ndaj thirrjen e tij për t’iu bashkuar Aleancës Kombëtare Kundër Drogës, kreu i opozitës i’a adresoi edhe qytetarëve të Elbasanit, me të cilët zhvilloi një takim, në funksion të protestave të lajmëruara kundër qeverisë Rama.

Protesta e thirrur këtë të premte vjen një javë pas asaj që u zhvillua përpara ambjenteve të Parlamentit, ku opozita akuzoi si përgjegjës dhe të implikuar në trafikun e drogës kryeministrin Rama.

TV KLAN