Një ngjarje e rëndë është zbuluar këtë të mërkurë në Shkodër. Një 79-vjeçar i identifikuar si Fadil Bandulla ka vrarë gruan e tij, 83-vjeçaren Sanije Bandulla dhe më pas është vetëvrarë.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur para disa ditësh dhe është zbuluar sot nga fqinjët e çiftit.

Në shtëpinë ku ndodhi krimi është sekuestruar edhe arma me të cilën u krye vrasja, automatik tip kallashnikov.

Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarja, ndërsa mësohet se çifti i të moshuarve kishin patur konflikte të vazhdueshme me njëri-tjetrin. Ata jetonin vetëm, ndërsa ishin prindër të një vajze e cila jeton në SHBA.

Në vendngjarje ka shkuar policia dhe ka nisur hetimet për sqarimet e plotë të rrethanave./tvklan.al