Një tragjedi ka ndodhur në një familje shqiptaro-polake në Itali. Një 10-vjeçar është gjetur i vrarë nga nëna e tij në banesë.

Sipas mediave vendase mësohet se ngjarja ka ndodhur në provincën Viterbos, ku Mattias 10-vjeç dyshohet se është therur me thikë. Autor i këtij krimi të rëndë është babai i tij, i identifikuar si Mirko Tonkov 44 vjeç nga Polonia.

Tonkov duhet të ishte i izoluar në një hotel në Romë, pasi ishte me Covid, por ai është larguar nga kryeqyteti dhe ka shkuar në Viterbos aty ku jetonte djali me nënën e tij.

Policia sapo është njoftuar për krimin e rëndë ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar 44-vjeçarin, të cilit i janë bërë të gjitha analizat nëse ka qenë nën efektin e drogës apo jo.  

Prindërit e fëmijëve të tjerë në shkollën ku mësonte Mattias tregojnë se Tonkov ka pritur për orë të tëra deri në momentin kur djali mbaroi mësimin. Ai është vënë re se gjatë gjithë kohës ka pasur shenja nervozizmi.

Tashmë 44-vjeçarei do të dalë para gjykatës dhe do të njihet me masën e sigurisë për krimin e rëndë që ka kryer./tvklan.al