Palmer në Tiranë, pa platforme për krizën – TV KLAN

Palmer në Tiranë, pa platforme për krizën

Vetëm mesazhe palëve mbi qëndrimi e SHBA

Mathew Palmer, Zv/ ndihmës sekretari i shtetit për Euroazine e ka nisur turin e tij ballkanik nga Tirana në një takim me kryeministrin Edi Rama. Takimi ka zgjatur 100 minuta.

Por vizita e Palmerit në Tiranë i cili është pasuesi Hojt Brain Yee, duket si një përpjekje për të ofruar një zgjidhje për krizën politike që u shkaktua nga djegia e mandateve nga ana e opozitës. Kjo dhe për faktin se në axhendën e vizitës se tij dy ditore, ditën e martë janë parashikuar takime me 2 krerët e partive opozitare, Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit në takime të ndara. Një takim ai do të ketë dhe me presidentin e Republikës që do te përmbyllë dhe vizitën në Tiranë. Gjatë paradites së martë është parashikuar dhe një takim me gazetarë të përzgjedhur nga vetë Ambasada Amerikane, takim i cili do të jetë i mbyllur dhe pa praninë e kamerave.

Televizioni Klan mëson se zyrtari amerikan ka dhe një takim me disa nga kandidatët për deputet në listat e pritjes se dy partive te opozitës. Burime diplomatike i thanë Tv Klan se Palmer nuk ka ardhur në Tiranë me një platforme të shkruar për zgjidhjen e krizës, por thjeshte për t’ju komunikuar atyre qëndrimi e SHBA për situatën politike.

Aktualisht ky qëndrim i artikuluar zyrtarisht nga Ambasada Amerikane në Tiranë është kundër djegies së mandateve nga ana e opozitës si dhe kundër dhunës. Amerikanët dhanë kontributin e tyre për zgjedhjen e krizës në vend dhe 2017 kur opozita e Lulëzim Bashës me të njëjtën kërkese për zgjedhje të parakohshme dhe një qeveri pa Edi Ramën kryeministër qëndruan në çadër përpara kryeministrisë për 3 muaj me radhë. Parardhësi  i Matthew Palmer  Hojt Brain Yee erdhi në Shqipëri dhe propozoi zgjedhje që u reflektuan tek ajo që njihet si platforma Macallister Plus në 2017.

Tv Klan

 

Kategori
Lajmet KryesorePolitikaTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*