Kroacia, vendi që do të drejtojë presidencën e BE-së në 6 muajt e parë të këtij viti, këmbëngul që Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut t‘u hapen negociatat me unionin.

Kështu u shpreh Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç në deklaratën e parë  si drejtuesi i vendit që ka presidencën e radhës së BE-së.

“Ne do të këmbëngulim për këtë. Ne shkojmë në mënyrë ambicioze në samitin e Zagrebit, me qëllimin e qartë për fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Zagreb Majin e ardhshëm ka dëshirë të japë dy porosi të rëndësishme. E para që në të gjitha samitet takimet të bëhen në mënyrë sistematike, dhe e dyta që të bëhet gjithçka që është në metodologjinë për aderim në union, pasi kjo shërben si nxitje më e madhe për vendet kandidate”, tha ai.

Fillimi i presidencës kroate do të bëhet zyrtarisht më 9 Janar, kur anëtarët e Komisionit Europian do të shkojnë në Zagreb, qytet ku në pranverë do të vendoset edhe fati i vendit tonë dhe Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt Bashkimit Europian.

Klan Plus