Kryeministri britanik pezullon parlamentin

Kryeministri britanik pezullon parlamentin

21:40 28/08/2019

Kryetari Bercow: Nëpërkëmbje e kushtetutës

Parlamenti britanik pezulloi punën, pas një lëvizjeje të zgjuar ligjore të kryeministrit Boris Johnson për të mos lejuar kundërshtarët e tij politikë të pengojnë procesin e shkëputjes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian. Mbretëresha Elizabet vendosi shtyrjen e hapjes së sesionit të ri parlamentar, pasi kreu i qeverisë kërkoi kohë deri më 14 Tetor për të përgatitur vënien në zbatim të një axhende të gjerë reformash.

Boris Johnson – Kryeministër i Britanisë së Madhe: Nuk do të presim deri më 31 Tetor për të vijuar pa ligje për të çuar përpara vendin. Kjo është një qeveri e re, me një agjendë vërtetë të pasur. Dhe për të bërë këtë, kemi nevojë për legjislacion të ri, prandaj do të kemi një fjalim të Mbretëreshës më 14 Tetor.

Pezullimi i kërkuar nga Johnson do të zgjasë nga 10 shtatori deri më 14 tetor, ditën që do të flasë Mbretëresha. Sipas kushtetutës britanike, kjo lëvizje e kryeministrit ndërpret automatikisht punën e parlamentit, deri në momentin e fjalës së monarkes, e cila do të bëjë publike planet e qeverisë për sezonin e ri parlamentar.

Periudha e pushimit para nisjes së sesionit të ri parlamentar të vjeshtës është normale. Por kërkesa e kryeministrit i heq mundësinë opozitës për të ndërmarrë veprime ligjore për të penguar shkëputjen pa marrëveshje të Britanisë nga unioni apo edhe një referendum të dytë.

Strategjia e kreut të qeverisë ka ngjallur reagime të forta në vendin ishullor dhe është cilësuar si një hap për të penguar parlamentin të diskutojë Brexitin. Kryetari i parlamentit John Bercow , tha se veprimi i Johnson është nëpërkëmbje e kushtetutës dhe dhunim i procesit demokratik.

Opozita britanike u ka bërë thirrje të gjitha grupeve parlamentare të bashkohen e të votojnë një mosbesimi ndaj qeverisë.

Tv Klan

Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori