Kryeministri Meta i shoqëruar nga kabineti i tij ka qenë sot në Prefekturën e Dibrës. Rrethi verilindor për kabinetin qeveritar ka një rëndësi të veçantë, interes që është shfaqur jo pak dhe në investimet atje. Takimi i parë i Kryeministrit Meta dhe ministrit Gjoni, Muçi dhe Milo u bë në bashkinë e Peshkopisë ky kryetari Bajram Kroshi, falenderoi qeverinë Meta për kujdesin dhe investimin e qeverisë atje ku rëndësi e veçantë i është dhënë furnizimit me energji elektrike.

Ndërsa ministrat Gjoni, Muçi dhe Milo kanë renditur investimet që digasterët kanë bërë në Prefekturën e Dibrës ku përmirësim ka patur në rend, telekomunikacion dhe energji elektrike. Edhe Kryeministri Meta ka folur duke shprehur impenjimin e tij dhe të kabinetit qeveritar për zonën verilindore të Shqipërisë dhe Dibrën në veçanti.

“Jam i sigurt që brenda pak muajsh, qyteti i Peshkopisë do të jetë një qytet model duke patur parasysh se infrastruktura e tij kam besim se do të ndryshojë pothuajse plotësisht nga ajo e përpara disa muajve. Duke patur parasysh se Pallati i Kulturës brenda pak muajve do të përfundojë plotësisht dhe po kështu duke patur besim se dhe këto investime që na kanë mbetur në energji përsa i përket rehabilitimit të nënstacionit, por dhe investime të tjera si në fushën e telekomunikacionit do të bëhen edhe më të prekshme për të gjithë qytetarët.”/tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj