Kryeministri Edi Rama ka marrë zyrtarisht vaksinën anti-covid.

Kreu i qeverisë shqiptare ishte personi i dytë që u vaksinua me vaksinën e Pfizer kundër Covid-19.

E para që u vaksinua ishte mjekja Najada Çomo.

Procesi i vaksinimit nisi sot zyrtarisht në Shqipëri. Në stadiumin “Air Albania” në Tiranë janë përshtatur kushtet për të kryer vaksinimin e qytetarëve. /tvklan.al