Për të folur për protestën e studentëve dhe kërkesat e tyre, Kryeministri Edi Rama do të jetë i ftuar sonte në emisionin “Opinion” në Tv Klan.

Kreu i qeverisë do të flasë për 8 pikat e studentëve, të cilët kërkojnë që të plotësohen duke refuzuar dialogun me Kryeministrin.

Në një postim në rrjetet sociale, Kryeministri shprehet se duhet të ketë dialog për të diskutuar kërkesat e tyre.

“Sonte në OPINION dhe në ERTV Live natyrisht, për të vijuar të përsëris qoftë që PO, i mbështes 8 PIKAT e dua që t’i përmbushim sa më parë dhe qoftë që pa Dialog s’ka mundësi të kalohet nga kërkesat në distancë, në realizimin e tyre. ABC e demokracisë nuk zhbëhet dot me protesta

“, shkruan Kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale.

/tvklan.al