Rama: Të hënën vijnë 10 mijë vaksina



Rama: Të hënën vijnë 10 mijë vaksina

09:43 30/01/2021

Kryeministri sugjeron tregjet e lindjes për tregtarët e mishit

Pas një vonese 10 ditore, kompania Pfizer do të sjellë në Shqipëri sasinë e parë të vaksinave. Ndërkohë drejt finalizimit duket të jetë dhe kontrata me AstraZeneca.

Kryeministri që ishte në Korçë këtë fundjavë gjatë bashkëbisedimit me disa qytetarë foli dhe për procesin e integrimit. Ai pranon se është i ngadalte dhe ka sjellë jo pak dëshpërim. E duke folur për tregjet, konkretisht atë të tregtimit të mishit që aktualisht është i pamundur të eksportohet në vendet e BE për shkak të standardeve të caktuara që kërkohen Rama thotë se jo domosdoshmërinë do të presin që kjo të ndodh por mund të hedhin sytë dhe nga vendet e lindjes së mesme.

“ Në 3-4 vitet e ardhshme është e mundur që ne të kemi dalje në treg, por ne nuk jemi të detyruar të presim tregun e BE domosdoshmërisht, sepse ka tregje të tjera. Është e mundur që produktet tona të mishit të dalin në tregje të mëdha në Lindje, që nga Turqia në Lindjen e Mesme, e deri tutje”.

Disa herë shigjetoi programin politik të prezantuar nga opozita, duke u ndalur në pika të caktuara të tij duke siguruar se gjithsesi do të mbeten në letër pasi në 25 Prill PS do të marrë mandatin e 3-të.

“Taksa 9% që nuk do realizohet, mos dëgjoni përralla elektorale”.

I pyetur shpjegon çfarë janë oligarkët dhe pse me të nuk mund të ndikojnë në politikat  qeveritare. Edhe pse ende nuk e ka prezantuar programin elektoral zbulon vetëm një prej premtimeve.

Për Korçën premton një pistë skish në Dardhë ndërsa nuk refuzon dhe një kërkesë të kryebashkiakut Filo për një aeroport në këtë qytet. Një tjetër premtim ishte dhe ai për të rritur pagën e arsimtarëve.

Tv Klan







Të ngjashme