Kryeministrja e Zelandës së Re: Nuk do më dëgjoni kurrë të përmend emrin e tij

Kryeministrja e Zelandës së Re: Nuk do më dëgjoni kurrë të përmend emrin e tij

10:04 19/03/2019

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern është zotuar që të mos përmendë kurrë emrin e autorit të masakrës në dy xhami të vendit, ku u vranë 50 persona.

“Me aktin e tij terrorist ai kërkoi shumë gjëra, njëra prej të cilave të merrte famë. Prandaj mua nuk do të më dëgjoni kurrë që të përmend emrin e tij”

, tha Kryeministrja Ardern në një fjalim në Parlament.

Australiani Brenton Tarrant hapi zjarr ndaj besimtarëve myslimanë në dy xhami të premten e kaluar, duke shkaktuar aktin më të rëndë terrorist në Zelandën e Re.

Kryeministrja e Zelandës së Re siguroi deputetët se autori i masakrës do të përballet me fuqinë e ligjit, teksa u bëri thirrje mediave sociale që të bëjnë më shumë punë për të luftuar terrorizmin. Kjo pasi Brenton Tarrant e kishte transmetuar live në Facebook-un e tij momentin kur hapi zjarr ndaj besimtarëve myslimanë.

24 orë pas aktit të rëndë, Facebook fshiu 1.5 milionë video të sulmit që ishin shpërndarë në këtë rrjet social. Ndërkohë, qeveria e Zelandës së Re po përgatit ndryshimet në ligj për të hequr të drejtën e posedimit të armës. Ende pa u miratuar ligji, qytetarët kanë filluar të dorëzojnë vetë armët që kanë me leje. /

tvklan.al


Grupi
LAJMET
Të ngjashme
Grupi