Lajme Arkiva 2004

Përcaktimi i qartë i rolit të 11  minibashkive të Tiranës ishte thelbi i takimit që u zhvillua në Ministrinë e Pushtetit Vendor dhe Decentralizmit. Në takim ku merrnin pjesë edhe kryetarë të PD-së për Tiranën, Ulqini dhe Minarolli, ministri Blushi theksoi se ligji  nuk është konsumuar ende plotësisht.

Ka vend për përmirësim  në drejtim të kalimit të kompetencave sa më parë banorëve. Qëllimi ynë u shpreh ministri nuk është dobësimi i Bashkisë së Tiranës por  forcimi i saj përmes ndarjes së kompetencave të niveleve  të ndryshme të administrimit.

Kryetarët e minibashkive i kërkuan ministrit Blushi hartimin  e një marrëveshje me Bashkinë e Tiranës e cila të  përcaktojë qartë ndarjen e kompetenca në favor të dy palëve.

Ata u shprehën të gatshëm për të marrë përsipër vjeljen  disa takave apo tarifave vendore. Kërkuan që tu kalojë  në  administrim mirëmbajtja e shkollave, kopshteve çerdheve, ambulancave, këndeve të lojërave, terreneve  sportive, bibliotekave etj.

Kryetarët e minibashkive kërkuan gjithashtu që njësia bashkiake, të ketë të drejtën e supervizionit për të gjitha punimet dhe shërbimet që kryhen brenda territorit të saj.

Ministri i Pushtetit Vendor sqaroi se është këshilli bashkiak ai që vendos për kompetencat që i delegohen minibashkive. Ndërsa sugjeroi ngritjen e një grupi pune për rishikimin  e akteve ligjore dhe nën ligjore që rregullojnë marrëdhëniet e minibashkive  me Bashkinë e Tiranës./tvklan.al