Lajme Arkiva 2004

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i është drejtuar të  gjithë anëtarëve të Partisë Demokratike në degën e Tiranës tu drejtohen derë më derë qytetarëve për t’ju bashkuar protestës në mënyrë mbrojtjen e të drejtave të tyre.

Sali Berisha: “Sot dhe gjer të shtunën në orën 12, ju të gjithë do të angazhoj në qindra dhe mijëra takime me qytetarë shqiptarë, ti ftoni ata të protestojnë, të protestojmë kundër një njeriu, për të cilin ne nuk  ekzistojmë. Të protestojmë kundër  atij, i cili ruan vetëm urrejtje ndaj shqiptarit dhe Shqipërisë. Të protestojmë kundër atij, i cili pasurimin e tij dhe të klaneve të tij ka qëllimin më sublim të jetës së tij. Të protestojmë kundër atij që kërkon me çdo kusht ti përçaj shqiptarët, që feston mbi kufoma dhe zi”.

Partia Demokratike do u drejtohet edhe anëtarëve të saj të opozitës. Këtë javë funksionarë të Partisë Demokratike do të merren me bisedimet që protesta të mbështetet nga partitë e tjera të djathta.

Sipas kryedemokratit Berisha protesta dot jetë e pandalshme dhe do të  zgjerohen më tej edhe ë mbarë Shqipërinë. Qytetarët do të kërkojnë përpara kryeministrisë plotësimin e kushteve të tyre më minimale që kohët  e fundit të drejtat e tyre janë cenuar me  rritjen e disa çmimeve.

Sali Berisha: “Nano ik sepse ke bllokuar integrimin, si armik i egër i qenies shqiptare, si armik i egër i kombit shqiptar, je bërë pengesë kryesore e procesit të integrimit të  shqiptarëve. Shqiptarët i han detrat dhe lumenjtë. Ishte në Bruksel, çfarë i tha? Ju them unë çfarë ju tha, pse erdhe? Absolutisht, datën, asnjë datë, vizat, asnjë vizë, ndihmat, nga 80, 20 milionë dhe ato me kushte”.

Protesta do të nisë në orën 12 të drekës në sheshin “Skënderbej”./tvklan.al