Në përfundim të seancës së “Shihemi në Gjyq”, rezulton se çështja e zaptimit të pronës nga motra e Jetmirit është plotësisht e zgjidhshme dhe do të ndiqet nga ndërmjetësja Eni Çobani. Më i rëndësishëm për moderatorin e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Ardit Gjebrean është pajtimi i çiftit Pranvera dhe Jetnor.

Ai i kërkon ndërmjetëses që ta bindë Jetnorin për t’i dhënë Pranverës gjysmën e pasurisë sepse ka patur kontributin e saj në këtë martesë 30-vjeçare. Pranvera është shumë mosbesuese, por edhe Jetnori ‘kujdeset’ që t’ia përforcojë ndjesinë se ai mund edhe të gjejë një tjetër, siç u shpreh gjatë seancës.

Pranvera: Kush bindet more zoti Ardit?

Ardit Gjebrea: Do bindet, do bindet.

Pranvera: Ta shohim.

Jetnor: Ku ka besim, ishalla kap tjetër thotë.

Ardit Gjebrea: S’ke besim te gruaja ti?

Jetnor: Ajo thotë ti ik kap tjetër. ashtu mendoj edhe unë për atë. Kështu i bie. Unë  pomundohem që të arrijmë në një pikë të përbashkët.

Eni Çobani: Si në një pikë të përbashkët, që ti të mbash pronën dhe kjo të punojë? Do ta mbajmë pronën të dy, atëherë do të shkojë mirë.

Jetnor: Atë do ta diskutojmë.

Ardit Gjebrea: Pranvera, ti mendon që Jetnori mund ta bëjë këtë gjë?

Pranvera: Edhe e bën!

Ardit Gjebrea: Jo, jo, duke e njohur Jetnorin.

Pranvera: Kam 30 vjet që e njoh.

Ardit Gjebrea: Dhe ti pas këtyre 30 viteve mendon që Jetnori mund të kapë dikë tjetër?

Pranvera: Edhe e kap! Burrë është, çfarë të bëj unë pastaj? Ku të vete? Ku do shkoj?

Ardit Gjebrea: Ti ke 30 vjet që e njeh karakterin e tij. Me karakterin që ka…

Eni Çobani: Mund të të tradhtojë ty?

Ardit Gjebrea: Mundet apo jo?

Pranvera: Po ku ka besë e fe sot o zoti Ardit!

Jetnor: A, unë ia kam thënë gruas që në fillim. Bëj si them unë, por mos bëj si bëj unë!/tvklan.al