Motrat frymëzohen ose shkëmbejnë gjithnjë rroba me njëra-tjetrën dhe nga ky rregull nuk bëjnë përjashtim as motrat e famshme Kardashian. Kim Kardashian zgjodhi të frymëzohej nga motra më e vogël, Kendall Jenner për zgjedhjen e saj të bikinive.

Ditën e djeshme, 40-vjeçarja publikoi një foto me bikini lejla që i ekspozonin format trupore, të cilat e motra 25-vjeçare, Kendall, i veshi në muajin Prill.

Fotot e Kim ishin të shkrepura në shtëpinë e mamasë së tyre, Kris, në Palm Springs. Në muajin Prill, Kendall postoi nga e njëjta rezidencë, foton e saj me të njëjtat bikini, por që ajo zgjodhi ngjyrën nude dhe e plotësoi me një palë çizme kauboj./tvklan.al