Partizani kthehet te fitorja pas 3 humbjesh

Kukësi e mbylli 2019 në vendin e parë, por kreu i klasifikimit në Superligë mbetet i ngjeshur, pasi ndjekësit janë shumë pranë. Ekipi i Shpëtim Duros barazoi 1 – 1 me Skënderbeun në Elbasan.

Korçarët edhe pse luajtën me 10 futbollistë prej minutës së 65’ për shkak të një kartoni të kuq dolën me 1 pikë nga ky takim. Ndërsa Partizani u kthye te fitorja pas 3 humbjesh.

Të kuqtë mundën me rzultatin 1 – 0 Vllazninë në “Selman Stërmasi”. Tirana arriti fitoren e tretë radhazi në kampionat, duke bërë hapa përpara në renditje. Bardheblutë triumfuan me përmbysje në fushën e Laçit me rezultatin 2 – 1, falë golave të Ernest Muçit.

Bylisi fitoi me rezultatin 1 – 0 përballjen me Luftëtarin. Ndeshja mes Flamurtarit dhe Teutës u zhvillua vetëm për pak minuta dhe u ndërpre për shkak të reshjeve të shiut.

Takimi do të luhet mesditën e së hënës dhe më pas Superliga do të ndërpritet për rreth 1 muaj.

Tv Klan