Policia e Vlorës ka arrestuar 3 persona dhe 2 të tjerë i ka shpallur në kërkim, pasi akuzohen se kanë kultivuar bimë narkotike.

Në pranga kanë rënë Tonin Azizaj 38 vjeç, banues në fshatin Peshkëpi dhe Simon Imamaj 32 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohen se në bashkëpunim me njeri-tjetrin, në vendin e quajtur “Llovisë”, në fshatin Dukat, në një sipërfaqe të pyllëzuar, kanë kultivuar në kubikë fidanë kanabis sativa.

Po ashtu gjatë kontrollit të ushtruar në vendin ku këta persona qëndronin u gjet dhe u sekuestrua një sasi prej 11 kilogram lëndë narkotike e dyshuar kanabis.

Po ashtu janë shpallur në kërkim Shkëlqim dhe Shkëlzen Zykaj, babë e bir pasi gjatë kontrollit në banesën e tyre iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi prej 1.74 kilogram lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa.

Ndërkohë është bërë dhe arrestimi Jurgen Kapaj, pasi gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tij, u gjetën të kultivuar fidanë kanabis sativa./tvklan.al