Ky është momenti kur shoferi i një makine futet kundravajte në autostradë duke shkaktuar një aksident masiv, në të cilin u përfshinë disa automjete.

Pamjet e kapura nga një makinë tjetër tregojnë shoferin që ecën me shpejtësi në anën e gabuar të M90, në Perthshire të Skocisë. Përfundimi ishte përplasje kokë më kokë me një automjet në korsinë e shpejtësisë.

Shoferi pësoi dëmtime të shumta, ndërsa në aksident u përfshinë disa automjete të tjera. Ngjarja e rëndë ndodhi më datë 20 Mars, pak pas orës 14:00 të drekës. Policia konfirmoi se nga ngjarja pati disa të lënduar, megjithatë pa rrezik për jetën.

Dëshmitarë thanë se shoferi po ecte me 30-40 kilometra në orë dhe dukej i tmerruar në fytyrë, pasi kishte kuptuar gabimin që kishte bërë. Si pasojë e aksidentit autostrada qëndroi e mbyllur për më shumë se 3 orë.

/tvklan.al