Ndeshje delikate për ekipet e Superligës

Duke nisur nga e enjtja skuadrat shqiptare do të angazhohen në Kupën e Shqipërisë. Duke përfituar nga pauza e kampionatit për shkak të ndeshjeve të Kombëtares, do të luhen ndeshjet e turit të dytë.

Ekipet e Superligës janë të gjitha në lojë por duhet patur kujdes. Këtë sezon kupa do të luhet me tek ndeshje.

Kjo përbën rrezikun e eliminimit të shpejtë por edhe një rrugë të shkurtër për të dalë në garat europiane. Tirana do të përballet me Korabin.

Një derbi në juglindje të vendit ku Skënderbeu përballet me Pogradecin.

Interesante do të jetë sfida mes Partizanit dhe Apolonisë. Teuta – Kastrioti do të jetë e vështirë. Më të lehtë duket se do ta ketë Laçi që pret Egnatian.

Tv Klan