Për flokë të shëndetshëm, me shkëlqim dhe të fortë është mjaft e rëndësishme edhe numri i herëve që i lani ato.

Ekspertët këshillojnë që të lani flokët të paktën dy herë në javë, veçanërisht nëse flokët tuaj ekspozohen ndaj diellit dhe pluhurit në mënyrë të rregullt.

Por, një tjetër problem lidhet me kohën e përshtatshme për të larë flokët. A duhet të lahen flokët në mëngjes në mënyrë që të thahen më shpejt, apo është larja në mbrëmje ideale?

Sipas ekspertëve nuk është e rëndësishme koha se kur i lani flokët, mjafton që ato të thahen në mënyrë natyrale, pa ndihmën e pajisjeve të tjera.

Ekspozimi i madh ndaj këtyre mjeteve mund të dëmtojë strukturën natyrale të flokëve. Gjithashtu këshillohet që të mos shkoni për të fjetur ndërsa flokët tuaj janë ende të lagur, pasi mund të dëmtojnë si shëndetin ashtu edhe cilësinë e flokëve.

Nëse dëshironi të ngriheni dhe të lani flokët në mëngjes, sigurohuni që t’i jepni kohë të mjaftueshme për t’u tharë në mënyrë natyrale. Mos harroni se çdo lloj flokësh është i ndryshëm dhe ju duhet të gjeni një rutinë flokësh që iu përshtatet.

Nëse lani flokët tuaj tri herë në javë, mund të alternoni midis mëngjesit dhe mbrëmjes, për të kuptuar se çfarë është më efektive për flokët tuaj. /tvklan.al