Ky është momenti tronditës kur një vajzë hyri pa ftuar në dasmën e të dashurit të saj me një grua tjetër, duke ecur drejt altarit.

Gruaja e paidentifikuar thuhet se erdhi gjatë ceremonisë në qytetin e Benonit në Afrikën e Jugut, ndërkohë që kishte veshur fustan martese dhe vello.

Pamjet tregojnë dhëndrin i cili po debaton me të mikeshën e paftuar, ndërsa nusja e tij e ardhshme qëndron pranë altarit duke pritur të martohet.

Fotot janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale ku gruaja është përshkruar si “dashnorja e dhëndrit”. Ajo shihet në altar dhe dhëndri përpiqet ta bindë atë të largohet dhe të mos e shkatërrojë ditën e tij të madhe.

Fotot u postuan në Twitter nga një person, i cili mendohet të ketë qenë i ftuar në kërë ceremoni martesore./tvklan.al