Kurthi që policët i ngritën 32-vjeçarit shqiptar

Foto ilustruese


Kurthi që policët i ngritën 32-vjeçarit shqiptar

08:20 21/01/2021

Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi akuzohej se i kishte zhvatur shuma parash një 19-vjeçari. Sipas mediave në Itali në pranga ka rënë një shqiptar me iniciale S.O.

Ky person ishte denoncuar nga i riu se i ishin marrë shuma parash duke e kërcënuar. Por shqiptari paratë që i kishte marrë i konsideronte si fitime nga shitja e lëndëve narkotike.

Pas denoncimit efektivët organizuar një operacion dhe i ngritën kurth shqiptarit. Policët shkuan bashkë me 19-vjeçarin në vendin ku ishte lënë takimi për të kryer pagesën, por aty arrestuan dhe shqiptarin.

32-vjeçari pasi arrestimit u dërgua në burg në Santa Bona, ku pritet që të njihet dhe me vendimin e gjykatës për masën e sigurisë./tvklan.al






Të ngjashme