Ky është i riu që u ekzekutua këtë të diel në Shkejzë të Vaut të Dejës. Gazetarja Aida Topalli ka siguruar foton e 27-vjeçarit Gjin Boriçi (Ndoji).

Gjin Boriçi (Ndoji)

Ndoji u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm në rrugë pranë makinës së tij të marrë me qira. Dyshohet se ai është qëlluar me një plumb në kokë. Ndërkohë policia ka gjetur katër gëzhoja kallashnikovi pranë vendit të ngjarjes.

Rreth një kilometër larg skenës së krimit, policia gjeti një makinë të djegur, që dyshohet se është përdorur nga autorët e krimit, të cilët mbeten ende të paidentifikuar.

Pamje nga vendi i ngjarjes. Gjin Boriçi (Ndoji) u gjet i pajetë në rrugë pranë makinës

Pista kryesore që po heton policia është ajo e hakmarrjes. Kjo pasi 27-vjeçari është një person me precedentë penal të mëparshëm.

I riu jetonte mes Shqipërisë, Holandës dhe Italisë. Mësohet se ai ishte mik i reperit të njohur Arkimed Lushaj, ose i njohur ndryshe si Stresi.

Pas kësaj ngjarjeje të rëndë ai postoi një foto në rrjetet sociale sëbashku me 27-vjeçarin.

“Qofsh i xhenetit”, shkruan Stresi.

/tvklan.al

Gazetare: Aida Topalli