Ky xhirim amator tregon momentet kur autori i sulmit me furgon në Toronto rrethohet nga policia. Me një pistoletë në dorë, ai provokon policinë dhe kërkon prej efektivëve që ta qëllojnë.

Pas disa minutash rrethimi, policia kanadeze arrestoi 25-vjeçarin Alek Minassian, me origjinë armene. Përpara arrestimit, ai hyri me një furgon të bardhë në një zonë tepër të populluar këmbësorësh, duke aksidentuar për vdekje 10 persona e plagosur 15 të tjerë.

Minassian përshkruhet si një student i dalluar teknologjie. Por merrte trajtim të veçantë në universitetin e Torontos për shkak të problemeve mendore.   

Arsyet e sulmit të tij nuk kanë lidhje me terrorizmin. Nga disa mesazhe në Facebook, hetuesit arritën në përfundimin se ai kishte probleme në komunikimin me femrat, çka e bënte atë jo tërheqës seksualisht. Masat e sigurisë në Toronto ishin të larta. Jo shumë larg vendngjarjes zhvillohej samiti i G7.

Tv Klan