“Kush vjen për drekë” do të jetë emisioni më i ri që do të startojë këtë të hënë në ‘Tv Klan’. Arjola Shehu do të jetë moderatorja e këtij emisioni. Ajo ishte e ftuar në “Zonë e Lirë nga ku zbuloi detaje rreth emisionit i cili është prodhim i ri në ‘Tv Klan’.

Në “Kush vjen për drekë”, do të ketë çdo ditë dy të ftuar, të cilët do të jenë personazhe të njohur dhe do të përballen me njëri-tjetrin me receta të ndryshme.

““Kush vjen për drekë”, është një koncept i ri dhe nuk ka qenë më përpara në Klan. Çdo ditë në emision do të jenë dy të ftuar, të cilët do të jenë personazhe të njohur dhe do të gatuajnë sipas dëshirës së tyre një recetë që ata dinë të bëjnë. Do të jetë i organizuar në një formë gare mes dy personazheve./

tvklan.al