Pas shkarkimit të gjyqtarit Fatos Lulo nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Kuvendi ka shpallur vakancën për anëtar të Gjykatës Kushtetuese.

Në njoftimin e shpërndarë nga zyra e shtypit të Kuvendit thuhet se, kërkesa nga ana e kandidatëve duhet të paraqitet brenda datës 24 Gusht.

Pas publikimit të listës në faqen zyrtare të parlamentit, brenda 30 ditëve nga hapja e procedurës dokumentacionet e kandidatëve do t’i përcillen Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Aktualisht, Gjykata Kushtetuese ka mbetur me dy anëtarë pas rikonfirmimit që KPK-ja i bëri kreut të këtij institucioni Bashkim Dedja dhe gjyqtares Vitore Tusha.

Tv Klan