Paguan 97,500 dollarë për trajtimin në spital të kujdestarit Ryan Fischer

Këngëtarja Lady Gaga ndihet shumë e “emocionuar dhe mirënjohëse” për kthimin e sigurtë  të dy bulldogëve të saj francezë, si dhe shërimin e shëtitësit  të qenve të saj Ryan Fischer në spital.

Një burim i tha People se kantautorja 34-vjeçare ka marrë lajme nga spitali se Fischer ishte duke u shëruar pasi u qëllua dhe u plagos rëndë në një shkëmbim me armë, gjatë grabitjes së dy bulldogëve të saj francezë.

Gaga, po xhironte filmin e ardhshëm të Ridley Scott, Shtëpia e Guccit në Romë, Itali në kohën e incidentit të së mërkurës, ku do të mësonte orë më vonë se qentë e saj, Koji dhe Gustav, ishin rikuperuar në mënyrë të sigurt dhe në duart e autoriteteve.

Burime pranë këngëtares bëjnë me dije se “ajo ishte e shqetësuar për mikun dhe qentë e saj. Ishte një fillim i tmerrshëm i udhëtimit të Gagas të biznesit në Itali,” duke shtuar se këngëtarja  qëndroi në dhomën e saj të hotelit, në pritje të rejave të fundit mbi gjendjen e Ryan Fisher dhe vendodhjen e qenve të saj.

Pavarësisht nga natyra e tmerrshme e rrethanave, burimi tha se Gaga, ndihej e sigurtë se gjithçka do të funksiononte më së miri. Këngëtarja e Pokerface thuhet se do të paguajë faturat mjekësore të Fischer një shumë prej 97,500 dollarësh sepse ajo dëshiron që Fisher të këtë kujdesin maksimal tha një burim për Mirror.

Klan News