Lajme nga bota: Rusia dhe Bjellorusia sot kanë nënshkruar bashkimin e tyre. Ka qënë presidenti Jelsin dhe Lukashenko që cilët kanë nënshkruar paktin e marrëveshjes së bashkimit të Bjellorusisë me motrën e madhe Rusi. Që në vitin ’97 dy ish vendet e Bashkimit Sovjetik kanë nënshkruar një marrëveshje e cila unifikonte doganat. Vetëm tani presidenti bjellorus Lukashenko ka vendosur të hedhë hapin duke nënshkruar përfundimisht marrëveshjen e bashkimit.

Bin Laden ka deklaruar sot se është vdekja e amerikanëve, britanikëve dhe izraelitëve. Çdo qytetar amerikan britanik dhe hebre është përgjegjës për sulme ndaj Irakut dhe për vuajtjet e popullit palestinez.

Iraku e pret Vitin e Ri nën alarmin e sulmit ajror, megjithatë nuk ka patur asnjë gjë shqetësuese. Të martën studentët irakenë kanë dalë rrugëve të Bagadidit duke shprehur kështu mbështetjen e tyre për Sadamin. Televizioni dhe media irakene japin pamje të shkatërrimeve dhe bombardimeve duke i treguar botës se Iraku e pret ’99-tën duke vigjiluar ndonjë agresion të ri./tvklan.al

Gazetare : Mirela Milori