Dili ende nuk është një qytet i qetë. Një javë pas hyrjes së trupave paqeruajtese në Timorin Lindor, bandat proindoneziane kanë krijuar konflikte. sot është dita e fundit e pranisë së milicisë indoneziane në ishull pasi që nesër është forca paqeruajtëse e OKB-së që do të marrë në dorë sgurimin e Ishullit. Një muaj pas fillimit të masakrave popullsia e Timorit ka kryer një meshë për shpirtrat e atyre që kanë rënë pre e dhunës.Ndonëse Indonezia është një vend me besim muslian, Timori Lindor ka ruajtur besimin katolik.

Rusia do ta godasë dhe nga toka Republikën Çeçene. Kështu ka deklaruar Ministri i Mbrojtjes Ruse Igor Sergejev. Ushtria ruse ka hartuar një plan të detajuar të ndërhyrjes tokësore në Çeçeni. Ka mëse dy javë që aviacioni rus po godet Çeçeninë dhe kryeqytetin Grosni. Sipas burimeve të Republikës rebele vetëm nga aksionet e sotme kanë vdekur 10 civilë në Çeçeni .

Kanë nisur votimet presidenciale në Egjipt ku do të votojnë për Presidentin e tyre Mubarak i cili ka qënë negociatori për nënshkrimin më të fundit mes Barakut dhe Arafatit. Në gjithë vendin e piramidaveJanë hapur 40 mijë qendra votimi në vend ku pritet të votojnë 24 milion egjiptianë nga 64 milion që është popullsia e vendit të Nilit./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori