#lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 11 Gusht 2022 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Headline 11 gusht 2022

Mbi 480 mijë turistë në javën e parë të Gushtit. rritje edhe në Qershor e Korrik

Mbi 480 mijë turistë të huaj hynë në vendi vetëm javën e parë të gushtit pa llogaritur pushuesit nga Kosova. Kryeministri Rama publikon shifrat ku shihet se në krahasim me një vit më parë rritja të ndjeshme ka edhe në qershor e korrik.

Qeveria, nismë të re ligjore për sigurinë në plazhe. Kumbaro: Monitorim dhe ndëshkim

Një javë pas tragjedisë së Himarës, qeveria është duke hartuar një pakete të re ligjore për sigurinë në plazhe. Sipas ministres Kumbaro do të ketë monitorim më të fortë dhe ndëshkim të rreptë ndaj shkelësve të ligjit.

I hapet rruga kontratës për Portin e ri të Durrësit. Rama: Shteti aksioner, efekt në turizëm spektakolar

Pas firmosjes se memorandumit për projektin e portit të ri turistik të Durrësit i hapet rruga nënshkrimit të kontratës ku shteti do të jetë aksioner. Kryeministri Rama thotë se ky projekt do të ketë një efekt spektakolar në turizëm.

Bordi rrit me 5 Lekë çmimin e naftës ndërsa benzina me 2 Lekë. Gazi nuk ndryshon

Bordi i transparencës vendosi sot të rritë me 5 lekë për litër çmimin e naftës dhe me 2 lekë atë të benzinës. Gazi i lëngshëm mbetet i pandryshuar. Bordi thotë se ndryshimet vijnë për shkak të rritjes së çmimeve në bursa. 

BSH: Presim stabilizim të çmimeve në fund të vitit. Ekonomia do të vijojë rritjen

Banka e Shqipërisë parashikon që efektet e rritjes ndërkombëtare të çmimeve të stabilizohen në gjysmën e dytë të këtij viti. Megjithatë luhatjet e inflacionit Banka e Shqipërisë shprehet se ekonomia shqiptare do të vazhdojë rritjen.

Situata alarmante nga zjarret në Greqi. Probleme edhe në Mal të Zi, Francë e SHBA

Zjarret shkaktojnë një situatë alarmante edhe në Greqi, ku 24-orët e fundit janë hapur vatra të shumta zjarresh në gjithë vendin. Problematike situata edhe në Mal të Zi, Francë e deri në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara.