#Lajme, #edicioniinformativ ora 23:30 data 16 Maj 2022 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 16 maj 2022

‘’Digjet ‘’ raundi i pare për Presidentin: Rama: Nëse s’ka consensus e zgjedhim vetë

Kuvendi ka ezauruar pa asnjë kandidat raundin e parë të votimit për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Rama tha se nese opozita nuk behet pjese e procesit, atehere mazhoranca do e zgjedhe vet ne raundin e katert ose te peste.

Ministrat e BE pro hapjes së negociatave. Borrell: Vonesa është dhuratë për Rusinë

Ministrat e Jashtem te Bashkimit Europian kerkojne hapjen e menjëhershme te negociatave te Tiranen dhe Shkupin. Shefi i politikës së Jashtme të BE-së thote se vonesa eshte e papranueshme dhe nje dhurate per Rusine

Furnizimi me gaz nga Vlora. Marrëveshje me 2 kompani amerikane, i pranishëm edhe Pompeo

Qeveria shqiptare firmos marrëveshjen me 2 kompani amerikane për furnizimin me gaz të Bullgarisë nga terminali i Vlorës. I pranishëm ishte edhe ish-sekretari amerikan i shtetit Majk Pompeo.

Rama: Pagat mund t’i publikojmë çdo vit. Lufta anti-formalitet ka dhënë rezultate

Kryeministri Rama prezanton rezultatet e aksionit kundër informalitetit që sipas tij çoi në rritje të pagave. Kreu i qeverisë tha se një çështje në këshillimin e radhës kombëtar do të jetë bërja publike e pagave të qytetarëve çdo vit.  

Aksident me 2 viktima në bypass-in e Vlorës, përplaset nga shpejtësia kamioni i kompanisë

2 të rinj humbën jetën nga rrëzimi i një kamioni që po punonte në aksin Orikum – Kaninë. Dyshohet se kamioni që drejtohej nga një 32-vjeçar doli nga rruga për shkak të shpejtësisë dhe pas përplasjes me një shkëmb.

Suedia merr vendimin për tu anëtarësuar në NATO. Putin paralajmëron aleancën: Do reagojmë

Pas Finlandës edhe Suedia ka vendosur të aplikojë për t’u anëtarësuar në NATO. Vedimi u morr nga qeveria dhe kërkesa pritet të dorëzohet në ditët në vijim. Rusia paralajmëron Aleancen se do kundërpërgjigjet nese i pranon ne gjirin e saj