#lajme, #edicioniinformativ ora 23:30 data 18 Prill 2024 #TvKlan #KlanLajme

Deklaratat e Metës ndaj SPAK, SHBA: Shqetësuese të shohësh sulme të tilla. Shqiptarët duan drejtësi

I ngarkuari me punë i SHBA-ve në Tiranë i konsideron shqetësuese sulmet e ish-Presidentit Meta ndaj SPAK. Ai thotë se shqiptarët presin drejtësi. Ndërsa ambasadori i BE thotë se sulmet ndaj drejtësisë nuk janë te denja per nje vend demokratik.

Mediat greke “kryqëzojnë” Fredi Belerin: U arrestua me 9 kallashnikov, do të sulmonte Shqipërinë

Mediat greke kritikojnë përfshirjen e Fredi Belerit në listën e Demokracisë së Re për në Parlamentin Europian. Gazeta “Ta Nea-s” shkruan se ai ka një të shkuar të errët, si pjesë e grupeve paramilitare që ka dashur të sulmojë Shqipërinë.

Tv Klan siguron foton e makinës Range Rover që përdoren vrasësit e 41-vjeçarit Gentjan Bejtja

Televizioni Klan siguron foton e makinës Land Rover të përdorur nga personat qe ekzekutuan në shtëpinë e tij, 41 – vjeçarin Gentian Bejtja. Brenda mjetit duken 4 autorët e atentatit, por policia nuk ka mundur t’i identifikojë ende.

Interes i lartë nga fermerët për mbështetje financiare 67 mijë aplikime për fonde nga skema kombëtare

Interes i lartë nga fermerët për të marrë mbështetje financiare nga skema kombëtare. Pak orë përpara mbylljes së afatit, të dhënat zyrtare flasin për 76 mijë fermerë që kanë aplikuar për të përfituar fonde.

Serbia mban në paraburgim zv.drejtorin e policisë se Kosovës. Reagon SHBA: Jemi të shqetësuar

Autoritetet serbe po mbajnë në paraburgim zëvendësdrejtorin e policisë së Kosovës, Dejan Jankoviç. Albin Kurti thotë se Beogradi është trimëruar për shkak të mungesës së sanksioneve, ndërsa SHBA kërkoi lirimin e tij të shpejtë. 

Ukraina paralajmëron për luftë të tretë botërore. SHBA pritet të miratojë ndihmën 62 mld dollarë

Kryeministri ukrainas Denis Shmihal paralajmëron Luftë të Tretë Botërore, nëse kongresi amerikan nuk miraton ndihmën ushtarake për këtë vend. Dhoma e Ulët pritet të votojë të shtunën, për ndihmën 61 miliardë dollarëshe.

Cannavaro vlerëson kombëtaren shqiptare: Nuk do të jetë e lehtë, kuqezinjtë luajnë në Itali

Fabio Kanavaro, një nga emrat ikonë të kombëtares italiane thotë se sfida ndaj Shqipërisë në Europian nuk do të jetë e lehtë. Ai thotë se kombëtarja shqiptare ka futbollistë me përvojë që e njohin kampionatin italian.

/tvklan.al