#Lajme, #edicioniinformativ ora 00:15 data 23 Nëntor 2022 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

Headlines 22 Nëntor

Tkurret harta e përmbytjeve në Shkodër. Disa shtëpi nën ujë në Lezhë.

Tkurret harta e përmbytjeve ne zonen e Shkodres, teksa niveli i ujit eshte ne renie si pasoje e uljes se intensitetit te reshjeve. Por ne zonen e Lezhes, disa shtepi vijojne te mbeten ende nen uje.

KESH: Reshjet e shiut si në 2010, por impakti i përmbytjeve sa 10% i asaj kohe.

Korporata Elektro-Energjitike Shqiptare shpjegon se niveli i reshjeve është i njëjte me ato qe shkaktuan permbytjet masive ne vitin 2010. Por drejtori i KESH thote per Tv Klan se impakti i përmbytjeve eshte sa 10% i asaj kohe.

Zbardhet masakra e Venecias. Si i vrau 40-vjeçari ish-gruan dhe partnerin e saj.

Zbardhen të tjera detaje nga tragjedia e të dielës në Venecia ku nje 40-vjeçar shqiptar vrau ish -gruan dhe partnerin e saj 23-vjeçar e me pas u vetëvra. Ne Shqipëri, te afërmit e 23-vjecarit thonë se ai nuk kishte pasur konflikte me vrasësin.

SPAK shpall në kërkim ‘’Rrumin e Shijakut’’ për tjetërsim pronash në Gjirin e Lalzit.

SPAK shpall ne kërkim Aleksandër Lahon, te njohur si “Rrumi i Shijakut”, nen akuzen per tjetersim pronash ne Gjirin e Lalsit dhe ve ne sekuestro preventive 203 mije meter katrore toke ne këtë zone.

Shtyhet vendimi për ‘’targat’’ e serbëve. BE mund të heqë vizat në 2024.

Qeveria e Kosovës i bindet kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të shtyrë vendimin për targat për 48 orë. Ndërsa nga Bashkimi Europian vijne sinjale per heqjen e vizave nga janari i vitit 2024.

Franca e sigurt, fiton me Australinë. Tronditet Argjentina, përmbyset nga Arabia.

Arabia Saudite mund Argjentinën ne ndeshjen e pare te botërorit te Katarit duke i shkaktuar humbjen e pare pas 36 ndeshjesh. Ne garën për trofeun e madh, Brazili mbetet favoriti kryesor.

Nis ‘’Kënga Magjike’’ në ekranin e Tv Klan. Në skenë me emrat me të njohur të muzikës.

Nisi mbrëmjen e sotme në ekranin e Tv Klan edicioni i 23-të i festivalit Kënga Magjike. Në skenën e “Pallatit të Koncerteve” u ngjiten emra të njohur të muzikës, vendas dhe të huaj, por edhe këngëtarë të rinj.

/tvklan.al